August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Maska

Dola buzë detit
Që të çlodhem pakë
Dola buzë detit
Në mbrëmje,në darkë

Lehtë po bëj xhiro
I qetë, si çdo darkë
Unë megjithë gruan
E njërzit përqarkë

Të gjithë të qetë
Ku shumë ,ku pakë
Ecin lehtë lehtë
Në qafë një maskë

Dikush ka frikë
Dikush nuk ka frikë
Sa na del përballë
Ngrë maskën një çikë

Ah kjo maskë
Maskë moj maskë
Presim ta heqim
Na mbeti në qafë

Mua mu kujtua
Për dreq mu kujtua
Grurin e koperativës
Ngarkonim në kuaj
Kuajve u vinim
Në gojë një trastë
Që grurin të mos e hanin as pak

Oh ata kuaj
Të shkretët kuaj
Ngarkoheshin me grurë
Dhe hiq e vuaj

Ah moj maskë
E urryer maskë
Kur do vijë ora
Të të flakim prapë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com