Ujku plak! – Landri Xhemalaj
Ujku plak!!!!!
Ujku me një dhëmb në gojë
Tufës ç’i kish dalë karshi
Herë shikon një ftujë të njomë
Herë kacorren me një bri
Jargët ç’i varen nga goja
Thellë ka rënë në lloi
I kujtohen ato kohëra
Kur ishte ende i ri!!
Ftujës ç’i hodhi sevdanë
Ish e bukur ,ish peri
Qetë, qetë ,tek hiqet zvarrë
I hedh fjalë dy a tri
Afrohu të të shoh pakë
Ç’ma ke gushën për zili
Mos të dukem dhe aq plakë
Do të blej varse flori
Ftuja, bijë e mama dhisë
Seç ja kthen me qesëndi
Ik o plak,se ke për fis
Për argjend e për flori!!!
Kthehet ujku turpëruar
Nga kacorrja me një bri
Fol,pse s’flet a e uruar
Thuaj ndonjë fjalë dhe ti
Ç’të të them a rrënjëdalë
Qenke bërë telendi
Bishi të ka rënë ndër shalë
Na kërkon dhe mish të ri!!
Ik e shtriu në ndonjë hije
Mos u bë shumë sevdalli
Të zë barku me mish dhie
S’ka shaka në pleqëri!!!!
Vlorë 23/05/2021