August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Velça

Është një fshat në Labëri
Shkëmbënjë plotë
Me shpella me histori
Me burra të zotë

Në faqe të malit rri
Vështron poshtë
Lumi Vlorës për karshi
Duket sikur thotë

Ti moj Velçë qëndro aty
Pa ty s’bëjmë dotë
Je zëmra në Labëri
Je kala e fortë

Shpellat që në lashtësi
Që të rrinë në kokë
Janë gjurmë në histori
Që nuk shuhen dotë

Shkëmbinjtë si perëndi
Me legjenda plotë
Tetëdhjetë kroje në gji
Dhe kullota plotë

Ma ka ënda që të rri
Bashkë me Velçotë
Të gjejdisë vëndin me sy
Të çmallem me shokë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com