Ëngjëll qiellor – Moza Reçi Shehi
Ëngjëll qiellor
Sa libra kam lexuar për ëngjëjt qiellor!
Brenda tyre fshehur me mijra hyni,
Erësirra e natës e bën edhe më prallor,
Asnjë nga ato, nuk ngjasonte me ty,
Pyllë i dendur, mbushur me djajtë e skëterës,
Ku shkuan ato gjethe të rëna, e ai gjelbërim?
Si u zhduk çdo gjë, me shpejtësin e erës!?
Bashkë me ta dhe një ëngjëll, s’pati më kthim,
Në atë parajsë, ku ndodhej shpirti i saj,
Sytë si esmeraldi, ishte mister si një magji,
Një ëngjëll i bukur, i qetë e i pa faji,
Fytyrë ëngjëllore, buzëqeshte si një fëmijë,
Shpirti hynor iku larg, ku prekin retë,
U tretë me qiejt, e fluturoj në çdo skai,
Ajo u shkri, si gjethe e tharë e përpiu erë e leht,
Mori brengën e kyçur, mes lotëve të saj,
Gjithë ai gjelbërim, pyllë i dendur e i blertë,
E mori era, si me magji, u zhduk menjëherë,
Nuk mbeti asgjë, një toke djerr dhe e pajetë,
Parajsa e pafat, u shdërua përgjithmon në ferr,
E shkeli përherë atë vend, të thatë e të mjerë,
Në ëndrat e mija fanitet ëngjëlli im,
Nuk çelin më lule, aty nuk vejnë më pranverë,
Ai gjelbërim, duket si një parajsë në perëndim.
Moza Reçi Shehi
Datë, 28/05/2021