Jemi shok – Qatip Celaj
Jemi shok
Jemi shok, s’jemi shok
Në një vënd
Jetojmë tokë
Po dhe në Shqipëri në s’jetojmë
Na dhimbset
Për atë rrojmë
Jemi shokë
Shumë a pak
Si të majtë
Dhe të djathtë
Për një qytet
Për një fshatë
Për gjithë vëndin
Poshtë e lartë
Duam jetë të begatë
Shumica jemi të thjeshtë
Si të rinj, edhe pleqë
Nuk kërkojmë shumë ndere
As tepsi me thela
As raki as meze
Duam të fortë Shqipërinë
Nga do që vemi
Aty vijmë
Dhe nga do që vemi shkojmë
Se nga jemi
Se harrojmë
E di:
Edhe gjithë dynjaja
Krenari të janë të mëdhaja
Të gjithë e kemi për nderë
Në Shqipëri kemi lerë
Mburremi
Si unë edhe ti
Pa çka se nuk jemi në një parti
Unë i majtë , tinë i djathtë
Shqipërinë e kemi bashkë
Jemi shokë ,jemi miqë
Si të mirë, dhe të liqë
Por jo,,,,
Nuk jemi armiq
Bashk do hamë e do pimë
Ne e duam Shqipërinë
Të gjithë aty kemi lerë
Të mos zgjedhim kalanderë
Të votojmë burra me nderë
Që punojnë për Atdhenë