August 7, 2024

Ah, kjo natë me hënë! – Rrahim Billa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ah , kjo natë me hënë!

Ah , kjo natë me hënë…yjet ndezur prush.
M’i trazoi kujtimet , helmi shpirtin mbush.

Ajo vajzë hyjnore , që sot s’jeton më.
Ma pat falur zemrën…e varr i zi u bë.

I trishtë qe ky fat , i kobshëm…tinzarë.
Gëzimin e jetës , në varr ma ka marrë.

Në pikëllim më le , vdekja të rrëmbeu.
Ti ishe si drita e dritën se tret dheu.

Mos je bërë sirenë , të dal të kërkoj.
Mbi stuhi e dallgë , hidhem si dragoi.

S’i përfill as dallgët , s’i përfill stuhitë.
Vetëm të t’gjej ty , se mi thave sytë.

Mos u bëre zanë , të t’kërkoj ndër male.
S’jetoj dot pa zemrën , që dikur m’a fale.

Ah , kjo natë me hënë…yjet ndezur prush.
Fshij lotët nga sytë , t’mos i shohë dikush.

Prill , 2010
Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib.”Thërrime diamanti”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com