E huaja – Marina Prenga
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
E huaja
Në breg të detit rri e heshtur,
Si pulëbardhë humbur në shqotë,
E me heshtjen flet pa rreshtur,
Derdhi pak shi dhe një grusht lotë.
Por është vështirë në botën tonë
Të jet i mirëpritur çdo njeri,
I huaj ndihet përgjithmonë,
Ashtu siç ndihemi sot unë e ti.
Çudi si është jeta nëpër valë
Ëndrra dhe shpresa gjen pafund,
E në brigjet e ndjenjave të saj,
Velat e shpirtit era përkund.
Marina Prenga
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com