August 3, 2024

Mallë e kujtime për ato vite të bukura – Agim Jerliu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi, Agim Jerliu

Mallë e kujtime për ato vite të bukura
Eh sa mallë për atë melodi fylli
Për atë kope delesh e blegrima
Atë zë bariu e kavallit nga pylli
Për at lodrim qingjash n’lendina.

Sa mallë e kujtime për atë krua
Për atë ujë t’ftoht i pastër si loti
Nën hije t’mryzit ku kam këndua
Ato kohë më t’bukura të atij moti.

Për atë rrjedhë lumi e ata gurë
Që për shekuj tër nuk shterroj
T’ja them fyellit e këngë si dikur
Nën hije shelgjesh të pushojë.

Agim Jerliu,Siegburg Gjermani!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com