Një Dolli – Shyhrete Azizaj
Një Dolli
Hajdeni miq, për rreth tryezës
E të ngrejmë dolli…
Për gjithçka që na pelqën
Me gëzim dhe alegri…
Ngrejm dolli për shëndetin
që zoti na ka dhurue..
Një dolli për prindërit, veten,
dhe për jetën e adhurue…
Për fëmjtë, gzimin e jetës
Me të cilët gëzon shpia…
Janë ngazllim I të vertetes,
lindur nga dashuria…
Dhe për bujkun nëpër ara
Po e ngreme një dolli…
Prej dores tij hidhet fara,
Dhe mbin bima begati…
Për çobanin larg ne stan,
rreth e rreth më qingja t´ri …
per kreshtë që borën mban,
të bardhë, të bardhe, plot krenari
Një dolli dhe për lumenjtë,
qe brigjet njomin me ujë..
Dhe për Diellin që fal rreze..
E ngroh shpirtin e gjithkujt…
Oh, një dolli tjeter të lumtur,
po e ngre per dashurinë!
Te pushtoje shpirtrat e bukur,
të zbukurojë njerinë…
E.Shkruajti Shyhrete Azizaj