Stuhia e detit – Marina Prenga

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Stuhia e detit
Të vërtetën vetem dallgët e dinë ,
Edhe ato mundohen ta fshehin.
Kur anija përleshet me stuhinë,
Me ëndrra det e qiell dehin .
Dhe ëndrrat shpërthejnë gjithandej,
Dallgët sërish të vërtetën fshehin,
Stuhia çirret si plak andej – këtej,
Anijen përplasin ,në breg e hedhin.
Dhe ëndrrat grinden mes dallgve,
Pastaj dergjen poshtë valve.
Marina Prenga .
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com