Femijeria – Florenca Rada
Femijeria
Si ujevarre me rrjedhin mendimet,
Fletoren dhe penen ne dore mbaj,
Per femijerine time ,
Do desha pak te shkruaj.
Per boten e vegjelise te shkruaj .
Si nje bote e pa djallezuar.
Larg streseve,halleve mendimeve,
Por mes lojrash,shokesh dhe gezimeve.
Per nje cast mendoj,
Vehten si femije e imagjinoj,
Si ne ekran me cfaqet koha qe shkoj,
Me gjithe ato bukuri qe me mungojn’.
Me top lecke futboll losnim ,
Kembet gjak na kullonin ,
Te zbathur pas topit vraponim ,
Por sandalet me rripa gome, s’na mungonin.
Nuk pushonim asnjehere,
Deri sa erresohej dhe behej nate,
Per te ngrene nje cope buke, me uje e sheqer
Dhe lojrat vazhdonin gjate.
Si te cmendur ishim te gjithe,
Losnim symbyllurazi,me cingla dhe rasa,
Shtepiash ,me kuklla lecke,me kopsa dhe ashike,
Ne dimer koloviteshim me stanka.
Me canta lecke ne shkolle shkonim ,
Te etur per mesim ishim,
Kush ishte me i dobet ndihmonim ,
Po mendjen ke lojrat e kishim.
Dua vetem per nje cast,
t’a perjetoj ,
Femijerine qe gjithmon e enderoj,
Te mblidhemi dhe njehere tok.
Ah!Moj femijeri,mbrapa s’te kthej dot.
Fl.(Kape-Kolami)Rada
Parma,Itali 2/6/2021