August 4, 2024

Malli i kurbetqarit – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Malli i kurbetqarit

Vijë nga kurbeti
Është ditë e mbarë
Kam dalë me makinë
Fshatrave me radhë

Çtu them i varfri
ndjej dashuri
Qoftë për natyrën
Dhe njerzit e mij

Ikën makina
Avash avash
Shikoj dhe fshatin
Kur ika, qysh e lashë

Qysh e lashë kur ika
Me kokë të prerë
S’më harrohet nëna
Kur më ka përcjellë

Qau e shkreta:
Qau me lotë
Do të ikësh më tha:
Po s’do vish më dotë

Ika:. Ika!, Si shumë të tjerë
Në ditët e para
Ndihesha i prerë

Kaluan pesë ditë
Kaloi një vitë
Kaluan pesë vjetë kaloi një jetë

Me flokë të zeza
Isha kur ika
Me flokë të bardha
U katandisa

Ikën makina
Aashë avashë
Një moshatarin tim
Shikoj në një qafë

Në qafë të bregut
Me dhën kishte dalë
Të shikonte njerëz
Kishte shumë mallë

Ah kurbet
I Shari kurbet
I ndoqe njerzit
Nga vëndi i vetë

Makina ndaloi
Ashtu vetiu
Nuk e kuptova
As unë i ziu

Shikoj njeriun
Rri dhe shikoj
Me kujtesën t’ime
Luftën e filloj

Ai bir fshati
Me ngulm më shikoi
Kish ndryshuar fytyra
Po emrin ma kujtoj

Më foli i pari
Filloi të qeshë
Do t’i flasë tha
Pa dhe ai të mos jetë

E mori guximin
Dhe foli i pari
Kishte tridhjetë vjetë
E kishte marrë malli

U ulëm aty
E ndënjëm pakë
Të qajmë hallet
Se jetonim largë

Bënim muhabete
Të malluar të dy
Gjithë vëndit vërdallë
I vija me sy

Me sy i vija
Arave me radhë
Përpara syve
Na Vjenë një plakë

M’u hodh në qafë
Plaka e malluar
Dhe djemtë e sajë
Në kurbet kanë shkuar

Fillojë plaka
Të bëjë muhabete
Më puthte me mallë
Kujtonte dhe djemtë

E pyes dhe unë
Dhe unë i malluar
Një nga një për djemtë
Se ku kishin shkuar

E shkreta plakë
Llafosej me lotë
Të shante kurbetin
E se shante kotë

Ai madhi
Është në Amerikë
Ai i vogli
Se di nga ka ikë
Edhe i mesmi
Iku me të tjerë
Përtej oqeanit
Australi është hedhë
Ç’ti thosha plakës
Që priste për ditë
Sa makina shkonin
E hidhte sytë

Sa do rroj më tha:
Dhe unë e shkreta
Djemtë kanë ikur
M’u mërzit dhe jeta

Jetë jetë
O moj jetë
Na i more njërzit
O i nëmuri kurbet

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com