Mendoj – Ilmi Cani

Mendoj
Mendova se imazhi i fundit, që do merrja me vete;
Kuajtë e hazdisur të Korabit; n’ atë harbim të çmëndur,
Në Fushë të Korabit, në atë trokth jete.
Mendova se, imazh’ i fundit;- një kep, një lëndinë, një burim.
Atë soditje plot madhështi e frymëzim.
Mendova se do ish i fundit;imazh,
Ai reliev i thyer,- bukuri vdekjeprurëse,
Joshje, mirazh.
Mendova se;
Me vete do merrja, mbi mua lotët e birit tim;
Pikuar në lotin tim,
Kristal dashurie, sublim.
Mendoj.
Se ka një imazh që do marr me vete,
Në udhët e mija, lakadredhash;- muzikë jete.
Të gjithë imazhet,
I mblodha me kujdes.
Janë udhë që të vrasin e s’ kërkojnl ndjesë.
Është ritmi i udhës që këndon e nuk vdes.
ILMI CANI SOT
NË 10: 30
TIRANË
2021