August 7, 2024

Të gjithë bashkë, mundemi… – Rrahim Billa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të gjithë bashkë , mundemi…

Vallë për çfarë arritjesh , aq shumë po flet bota sot?!…
Kur në miliona fëmijë , po shikojmë trishtim e lot.
Miliona fëmijë të uritur…pa darkë ulen të flejnë.
Peshën e varfërisë , mbi shpatullat e tyre të njoma…e ndjejnë.

Shpatullat e tyre…si petale lulesh , në lulëzim.
S’mund të mbajnë…atë peshë sfilitëse e mjerim.
Në heshtje të plotë , bota…fare nuk bën zë.
Sikur flitet për të tjera planete…sikur s’ka ndodhur asgjë.

Ndërsa miliarderët…mbi fatkeqësinë e tyre vallëzojnë të shfrenuar.
Plënca që mezi lëvizin , si një rrokullisje e përçudnuar.
E nëse , sistemi botëror…plëncmëdhenjët
ka sponsorizuar.
Le ta shëmbim në themel…llumin për ta pastruar.

Kur i shoh engjëjt me lot në sy…shpirti më dhëmb.
Shkaktarët pa mëshirë , për tokë dua t’i shëmb.
Ata engjëj…janë e nesërmja , për njerëzimin.
Përse…në atë moshë , të përballen me vuajtjet e mjerimin.

Të shijojmë buzëqeshjet e fëmijëve , fytyrat t’u shëndritin.
Se lotët e tyre , janë oqean…që botën e përmbytin.
Të gjithë bashkë mundemi , këtë plagë për ta shëruar.
Fëmijët në të gjithë botën , të rriten të lumturuar.

13 / 4 / 2021
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com