August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Detit

Det o det
O det i gjërë
I hapur te botë e tërë
Çfar ke bërë e çfar ske bërë
I ke kënaqur të tërë
Të tërë njërzit me radhë
E më shumë në beharë

Gëzojmë kur vjen behari
Futem tek ti si i marri
Dhe shumë herë lakuriq
Futen
Të mirë dhe të liq

Futen edhe të ri
Tek tinë zënë dashuri
E nxjerrin trupin në shesht
Mezi mbajnë dy gishtë brek

Zëmër gjëri i pranon
Bën ashtu sikur s’shikon
Megjithse ka dhe bagabon
Ndonjë rastin e shfrytëzon

More det o det i madh
Rri e rri e merr inat
Zë fryhe e turfullon
Dallgët në breg i lëshon

Çgjën në breg i merr me vete
I çon në të tjera dete
Do kohë ta nxjerrësh inatin
Mbyt të shkurtërin dhe të gjatin
U jep tmerr
Hije rëndi
det i gjerë

Por jo jo :te tyj do rri
Unë prapë ndjej dashuri
Do bëj notë në beharë
Kujtoj dashurinë e parë
E dhe tyja ta ka ënda
Me të dashurën më fut brënda
Në vesh i them dy fjalë të ëmbla
Në detë të rrimë brënda
Të dyve na e ka ënda

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com