August 7, 2024

Më kujton kohën e artë – Rrahim Billa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më kujton kohën e artë

Mos më hidh shikim të zjarrtë.
Shpirtin mos ma djeg.
Se po m’kujton kohën e artë
Që s’mundem ta prek.

Vezullim t’shkëlqen fytyra
Si drita plot nur.
Më kujton lulen plot ngjyra
Që pata dikur.

Si yll je e shumë ngjason
Si ajo nuk ndrit.
Përse zemrën më shkrumbon
Larg prej meje ik.

Heshtën që e kam në zemër
As mos e lëviz.
Si ajo s’ka tjetër femër
Shpirtin mos ma ndiz.

Qe e bukur si yll drite
Por nuk pata fat.
Dhëmbja rritet nëpër vite
Dhëmbje që s’ka cak.

Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib. “Thërrime Diamanti”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com