Puthja e reve – Luan Kalana

“PUTHJA E REVE”
Kini parë kur puthen retë,
lepijnë buzët qumësht te bardhë,
mes mjegullës,akullit e shiut lart,
llangosen sikur pinë dhallë.
&
Te puthen retë,çudi e rrallë,
fantazi imagjinare e poetit,
njëlloj si te puthen meteorët,
thellë ne fund të detit..?!
&
Ashtu dhe puthje njomëzake,
puthje fëmijesh,puthje foshnjore,
puthjen e Romeos me Zhuljetën,
te rinj të dashuruar puthen si të marrë.
&
Kur perqafohen rete,si vellezerit siamaeze.
me keq se zemrat flake te dashuruara,
“bomba me napalm” mbi dhe,leshojne,
bore, stuhi ,tornedo dhe bresher.!
&
Por Jo,..puthjet tragjiket, të kobshmet,
puthjen e djemve,burrave të vrarë,
kur nënat,motrat shkulin flokët,
Mos pafshim puthjen helm me lotët.!
&
Ndjej perditë, puthjen e ëmbël të jetës,
të puth Gruan,fëmijet,mbesat në mëngjes,
s’ka si puthja e madhërishme në ballë
puthja e Nënes,qumësht e mjaltë,!
& lumeka