August 5, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ah! mbrëmë…

Mbrëmë, nata ishte pa hënë e yje
S’dukeshin malet e as karpat, moti me shi
Rrugë gjarpër m’ishin lidhur nyje
S’dukeshin kulla e mia, vetëm tym e stuhi

As ëndrra, me jermi të jetës, s’kalonin nëpër sy
Heshtja i frikësonte, fijet e shpresës si ca peri
Vdekja merrte ikjen, orët mbetën lidhur me dry
Sikur duart e babësplak, të ngrira nëpër çifteli

Mbrëmë, nata ishte pa hënë e yje
Unë ecje tej dhijareve, ku më mbet dashnia
Rrugë gjarpër m’ishin lidhur nyje
Sikur heshtja e maleve, kur trembet nga liria

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com