August 3, 2024

Atë natën e pa hënë .. – Marina Prenga

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Atë natën e pa hënë ..

Atë natën e pa hënë ,
Isha unë edhe qielli ,
Isha unë dhe yjet.
Mungonte vetem
dielli .

Sytë e mi derdhnin
lotë,
Hëna nuk ishte aty ,
Yjet rrinin përmbi
kokë,
Derdhnin rreze plot
magji .
Lodronin në lotët e mi .

Me shikimin lart nga
qielli,
Prisja që të vinte dielli,
Prisje që të më vije Ti.
Të m‘i puthje sytë e mi .
Kurse ti i shtrenjti mik ,
Nuk e di pse nuk kishe
frike ,
Nuk e di ku ke
qëndruar ,
Vallë me yjet je
zemruar ?!

Ndoshta Ti je bërë
xheloz ,
Prania e yjeve të
marros,
Me veten time bëj
çudi,
Pse me yjet të mbash
mëri ?

A të të pres këtu ku
jam ,
Apo të vij sërish tek Ty ,
Se dritën për Ty që
Kam ,
Dua ta ruaj në sytë e
mi .

Kurrë nuk dua që t‘i
varros ,
Asnje puthje e
përqafim ,
Dhe po të thuash “mos
hajde “
Ti do mbetesh idhulli
im .

Edhe po të më thuash
“Ik“,
Unë kokën do ta mbaj
pas ,
Të dua , ta theme pa
frikë ,
Ti me vështron
buzagaz.

Kurdoherë ti je pranë
meje ,
Më ter lotët që kam
në sy ,
Le të mos dal dielli
kurrë,
Ti je e vetmja dashuri .

Marina Prenga

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com