August 7, 2024

Hija tënde – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nga lirikat me elementë të folkut

Hija tënde

Ç’u bëra hija tënde
Apo hije më vjen pas!…
Moj kunadhe sy argjënde
Më mbyte keqaz në maraz.

Vjen e shkon si e shtirë,
Rrugës time diçka le
Me të vjedhur e pa hire,
Me sy kunadheje.

Më thuaj moj ç’dreqin je!
Vjen si hije e ndez zjarr,
Një fjalë kurrë s’ma the
Por me sy më derdh maraz.

U ngjita pas hijes tënde,
A Ti hije pas më vjen!…
Me synë e një çapkëneje
M’u ngule në zemër gjemb.

1971

MOS IK
Mos më ik moj vetullprerë,
Ndalu! Pranë lule m’u qas;
M’u në gushë të marr erë,
Mes dy cicave të humbas.
Ndalu moj! Të të rrëfenjë
Ç’më zien brenda në gji,
Mos ma le zemrën të mjerë
Të tretet në varfëri.
Si guguftu në pranverë
Të shkoqim trupat në maraz,
Të tretem në tënden erë,
Pa bota të mbytet pas.
1974
KUSH S’TË FLET?
Moj drenushë vetullprerë
Kush s’të flet si ngaherë?
Më thuaj moj njëherë të dua!
Të thyej shtëmbën si në krua.
Të thyej shtëmbën, të ngroh xhanë,
Me syrin tënd të shuaj sevdanë.
Se në shpirt pa dy fjalë
Jam djalë e deli djalë.
Kush moj kush s’ta thotë zënë?
Do e tret,e ti bëj gjëm’në.
Moj kadëne vetullhollë
Dëgjoji zemrat seç të thonë:
– S’njohim zëra e përbetime,
Fjalë pas fjale, por veç shikime.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com