August 6, 2024

Koha s’ndalet ! – Luan Kalana

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Koha s’ndalet !

“Jeta e Njeriut lë gjurmë në Kohë,kushtojuni Asaj pozitivisht !”- L.K.

-Koha shkon si shigjetë,përpara,
më shpejt se ora, se akrepët,
koha fluturon me ëndërrat,s’ndalet,
s’na pret Ne,sa të nxjerrim fjalët.

Koha jetën e rinon,mendja e flijon,
moshen e numëron,njeriun e zbukuron,
lulet celin kur vjen koha,koha s’e ndalon.
dashuria lind me kohën,zemra e gjallon.

Ah,ta ndiqja si hija,mos më linte pas,
mos mbetesha peng “maskë” e njerëzve,
as rrobër ,vëllavraëes,i ushtrisë së luftrave,
me flamurin e Paqes të pushtoja Tokën.

E di që s’do ta arija,do vrapoja si maratonist,
le të mbetesha mbrapa,në moshën e fëmijeris,
por do të isha njeri i pastër,bir i perëndis,
do desha pa dalim,miq dhe “armiq”,si vllezër.

Do i mblidhja “Lideret” e cmendur të botës,
që vendet dhe botën po fusin në zi,në tokë
t’i mblidhja ne “geto”,të shihnin skllavërinë,
që duan ta kthejnë mbrapsht historinë,kohën.

E dimë qe kohën,s’jemi të zot, s’e ndalojmë dot,
mos bëhemi pengesë,mos i vemë prenga,
lumturis të njerzve,erës pranveror të tokës,
mos vuajnë,vdesin jetimet,për bukën e gojes !

Nuk pyes për moshën time,le të zbardhem,
do rend pa undalur ,pa lodhje pas kohës,
sa të kem frymën,mendjen,këmbët e krahët
do dhuroj dashuri,pena ime s’do të ndalet.

@Shkronjësi Modest
Maj 2021,Florida SHBA.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com