Qenja e njeriut, pra Mbinjeriu – Xhelal Hoxha
Qenja e njeriut, pra Mbinjeriu
Shqiponjë, apo gjarpër?!
Qenja e qenjës time, është pra vet njeriu
Dhe qenja e njeriut, jo njeri,
Mund të jetë ndoshta;”shqiponjë, apo gjarpër”,
Këtë fare nuk e di?!
Ku do të mbetesh ti pra, i dashtuni mbinjeri?
Unë hakmarrjen kurrë s’e desha,
Andaj, as nuk do ta dua përjetë të jetëve,
Pra, në timen -tuajën, LIRI!…
Ngaqë hakmarrjen, mërin, lakminë, hajnin e jo njerëzinë
Duam që t’jua lëmë kohës e dallgëve të jetës…
Që të merren me të tërat n’përgjithsi,
nga imja-jotja dashuri!…
Ndërsa ne duhet të çlirohemi tërësisht e plotësisht
Dhe të rikthehemi krejtësisht
Dhe përsëri te i përjetshmi, Zoti ynë-
yni identitet e dinjitet: ILIRIA
Te njeriu ynë, që do të kapërcen urat e bashkimit…
Dhe harron, nënçmon, përbuzë hakmarrjen;
Jeton, kalon e ndriçon rrugën, në atë të”përjetshmen”
pra përsëri e përsëri mbetët, Mbinjeri
Vetëm dashuria e sinqertë, ajo krijuesja e realja
“Duhet të gjykoj e dënoj njerëzit,
Ndërsa arealja është e verbër e gjymtë
dhe jo e drejtë në gjykimet e saja!”…
Vetëm se njeriu dëshmitar
dhe zëdhënës i jetës, i besës dhe i shpresës…
Dhe i shumëvuajtjeve shpirtërore, emocionale e mendore;
Që mendon, gjykon e vepron mirë e mire…
Nuk duhet të thërret, vret e pret
Por, me doemos duhet punuar , duhet ndriçuar,
përparuar e rrezikuar, për vendin-Atdheun e vetë…
Për narracionin, mendimin e pa varur të thellë,
Për vizionin, gjenialitetin dhe mendimin e tij të lirë;
I shëruar tërësisht e plotësisht, nga Metafizika e hemoglobina e tij…
Tek qenja kryesore e njeriut, njeri:
Që është ky pra, Mbinjeriu…