Shpresoj – Kimete Osmani Beqiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Shpresoj
Shpresoj
I them dëshirës
Plotësohesh
Prej më të mirës.
Pozitivisht
Zemra zgjedh mendimin
Shpresoj
Zot-i na e bënë bekimin.
Dëshirë pas dëshire
Jeta me sprova të veta
Shpresoj pozitivisht
Kështu e ka jeta.
Jemi të ndikuar nga emocionet
Kjo është e ditur
Por të shpresosh për më mirë
Është mrekulli e arritur.
(IP)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com