August 7, 2024

Sigurisht jemi parë… – Fatmir Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sigurisht jemi parë…

Ne sigurisht bashkë jemi parë,
në një tjetër vënd apo tjetër jetë
Ndoshta kam qenë trung i përtharë,
edhe ti, thjesht vetëm e fundit fletë.

A ndoshta ishe syth i sapozgjuar,
nga mori vrull çdo gjë më tej
Ne sigurisht, dikur jemi takuar,
por se në ç’kohë dot nuk e gjej.

Mbase në luftë greko-romake,
unë, e sigurtë, ushtar i shquar
Ti ndoshta vajzëz njomështake,
brënda kështjellës së pushtuar.

A ndoshta isha prift në kishë,
dhe ti murgeshë në manastir
Ndoshta ishim shpirtëra pa mish,
të fshehur bashkë në mugëtirë.

Sa jetë kanë qenë në pritje vallë,
thonë kot që jetë është vetëm nji
Ndoshta nuk ishim gjithmonë gjallë,
por vdiqëm e u rilindëm përsëri.

Dhe ndoshta kjo nuk është normale,
sa jetë më duhet të shkojnë kot
Çdo dramë e mirë ka një finale, ndoshta është nesër a ndoshta sot.

Fatmir Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com