Të dua pa kufi dashuri – Seit Paci
Të dua pa kufi dashuri
Sa shumë të kam dashur e të dua dashuri
Të ëmbël siq je dhe e dlirë të më qëndrosh
Pranë meje, thellë në zemër dhe pa kufi
Gjithë qënjen time dua të ma pushtosh
Kërkoj të më shoqërosh gjithë jetën
Të më rrishë pa dëngla mua pranë
Kërkoj të mos e ndërrosh kurrë fletën
Edhe nëse ndonjëherë ndokush na shan
Le të na shajnë pra sa të duan
Unë dhe ti duam vetëm të lulëzojmë
Të tjerët me ndjenjat e veta le të luajnë
Por unë dhe ti do vazhdojmë të vallëzojmë
Tani unë dhe ti të mirën e kuptuam
Sepse kishim, kemi dhe do kemi shumë vlerë
Se ndonëse koha ka ecur, ne kurrë su rrëzuam
Por në këmbë qëndruam, bashkë ne përherë
Sa shumë më ndihmove ti mua dashuri
Edhe kur tek unë u ç’faqën dhe vranësira
Zymtësinë ma ktheve në ëmbëlsi
Ndaj në jetën time ke qënë më e mira
Mirësinë tënde dhe në vazhdim unë e dua
Sepse aureolë të kam patur dashuri
Le të vazhdojmë prapë bashkë si mish e thua
Se ti më shton jetën, ndaj të dua pa kufi
,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,11 QERSHOR 2021