Fillimi i fundit – Xhelal Hoxha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Fillimi i fundit
Fillimin po e dimë dhe po e ndjemë si duket
Po thonë: s’dihet se si do t’na vie fundi…
Fundi, ah i keqi fundi,
Për neve fatkeqët; gjithmonë “përfundi!”
Këtë tani s’po e dimë askush;
as njerëzit, shteti, qyteti e as katundi,
sepse shumë e njeriun po thonë:
E shkundi dhe e tundi,
dhe nga mendja n’ae lëkundi!…
Disa thonë: Mozollah!
Disa të tjerë, Mashalla!
Disa veç; urra, urra:
Vraponi fëmi, gra e burra…
Disa ruana Zot-Allah!
E neve të durueshmëve-durimtarëve,
Hiç s’bëzajmë më dhe themi:Shih, shih…
si duket;“Këmbët na mbetën veç në krih!”…
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com