S’di… – Mimoza Eliona Osmani
S’di…
S’di ,nuk di pse s’më vjen turp,
Ti shkruajë ndjenjës hyjnore,
Kur më prek, më bën shurup,
Ëmbëlsire … vajzërore.
S’di ,nuk di pse s’më vjen turp,
Të shkruajë për dashurinë,
Më duket vetja si çupë,
Vargjet vetë nga pas më vijnë.
Si flutura m’hipin mbi sup,
Dhe ca fjalë më pëshpërijnë,
Në se do të mbetesh çupë,
Lartësohe … dashurinë.
Dhe dy lot më ranë mbi shkrim,
Sa herë që jam dashuruar,
S’di pse zemra bën gabim,
Më bën zgjedhje të gabuar…
Ndjenjës do t’i shkruajë prapë,
Deri n’moshë të pleqërisë,
Do lë shkruar në qitap,
Vargu tijë le të më rrisë.
S’di ,nuk di pse s’më vjen turp
Ti shkruajë ndjenjës hyjnore
Më bëjnë që të ndihem çupë,
Vargje strukurat në pore.
Moza