Do të vini – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Do të vini
Do të pini me mua sonte,
Do të pini;
Dhe kur të mbushet nata yje
Do t’ë thoni:
Edhe një,sillna edhe nga një!
Teket e zbrazëta para meje,
Do të ndërtojnë çupi;
Dhe të heshtura do t’më vështrojnë,
Ashtu rreshtuar një mbi një.
Të nesërmen do të dëgjoj:
Po shumë ka pirë dhe ka sharë,
Ai psikopat!
Dhe ditët do të kalojnë si zakonisht.
Do të pini me mua mizorisht,
Gotat do të zbrazen shumëfish.
Të nesërmën e vrërët,
Rrugës do të dëgjoj pëshpërimën:
Po i çmenduri që ish!
15 qershor 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com