August 9, 2024

Dua të shkruaj – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dua të shkruaj

Ma do zëmra
Ma do Xhani
Të shkruaj bukur dhe mirë
Për njërzit dhe për vatanin
Atje ku shkova rininë

Për fshatin ku kamë lerë
Fjalë të mira më do zëmra
T’ja marr vënçe dhe një herë
Të hedhë nga vallet e rënda

Të dal te qafa e kapcelit
Me shokët e fëminisë
Se tani jemi të tërë
Në vitet e burrërisë

Atje te qafë e kapcelit
Ku ke në pëllëmbë dynjanë
Ku dhe burrat e zakonit
Qanin hallet me fshatarë

Ku duket e gjithë krahina
Që nga Kuçi në Kaninë
Ku mblidhej i gjithë fshati
Për të keq e për të mirë

Vëndet e mija Floriii
Me shkëmbënjë shpella e kroje
Në beharë kam qejf të rriii
Të ha mjaltin me gjithë hoje

Në majë shkëmbi të dalë
Të bërtasë me të madhe
Të shkruaj dhe ndonjë vjershë
Të hedhim dhe ndonjë valle

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com