Më ndezi – Natasha Limaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Më ndezi
Sot isha në Labëri, në një të madhe shtëpi
Çeloleskaj, përmbi portë, lulërimin lart e poshtë…
Ja, dy zonjëza tek porta …as e bija , as e motra
Por të lashtëzat kunata, kraharorin bër’ kanata…
Qeshi zemra, qeshi syri, nga gazi sa s’plasi guri
Urdhëroni – urdhëroni, me fllad “ Çike “ plot ballkoni…
Mikpritja e kësaj dere, shëmbëllim si lule vere
Që, sa zuri fill dynjaja, sot tek Lilua dhe Havaja…
Nuk doja të bilbiloja , por më ndezi Labëria
Perl’e bukur , virgjëri, mbytur dhe nga bujaria!…
N . L . ( F ) 18 . 06 . 2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com