Nderi i njeriut – Ylli Meçe
Nderi i njeriut
…
Nuk ka jo, jo, më të shtrenjtë te njeriu në jetë
Se sa nderi që na bën të ndihemi aq krenarë
Ari gjithë botës, kurrë kët ‘vlerë s’mund ta ketë
Se nderi or miqtë e mi, s’mund të vihet në kandar
…..
Të jesh ballë lart s’është e lehtë, por e vështirë
Ndaj është e vërtetë, se çdo ditë ai veç kultivohet
Nëse marrim urtësinë, kudo nga njerëzit e mirë…
Jo vetëm shpirtrat tanë, por dhe kombi lartësohet .
…..
Nderin e kemi në ballë, e në grykë te pushkës
Paralelisht ecën me ne, përherë si bashkëudhëtar
Ai na ndjek nga pas si parmenda, në ugaret e fushës
Nderi ësht’ provë per Atdheun, pse jo më i larti altar
…
Ka njerëz, që nderin lehtësisht e hanë në pjatancë
Të zvarritur, nuk s’kuqen e kurrë s’kanë pat qeder
Pandershmëria e tyre zvarritet të ngjitet në balancë
Dhe interesant, ata…çuditërisht betohen : Për nder “!
….
E kush nuk e di, se ata betohen për paturpësinë?
Se poshtërsia e padenjë qëndron po te vetë ata !?
Pse, vallë rastësisht të ketë dalë nga goja e popullit
Se ai s’ka aspak nder, ndaj dhe turpin me bukë e ha?
….
Ja pra nderi qenka një pasqyrë e madhe për çdo njeri
T’a ruajmë si sytë, të mos na bjerë e thyer në tokë
Se në rëntë, mbase copat mund t’i ngjitim përsëri
Po krisjet e saj që na shoqërojnë, a do i zhduknim dot ?!…