Nga zbrite moj kënga labe ! – Tomor Buzi
Nga zbrite moj kënga labe !
Nga erdhe, e zbrite majave ku veç shqiponjat kanë fole,
Mbushur me tërsëllim e buçim shpirti, sa dridhet toka,
Aty ku lavdia ngre kryet lart, e përqafohet me re,
Nën kristale gjaku, në maja shpatash ndër epoka.
Nga erdhe moj kënga Labe, si oshëtim brezash,
Shkruar mbi gurë, ku vetëtimat kthehen në thërmija,
A linde këtu në luftra, e në thëllime të errëta…
Shekujve, kur gunën e qëndiste plot hire, perëndia !
Ti linde këtu, e fjete mbi gurë e legjenda të lashta,
Përkundur mbi valë deti,si orakull i shënjt madhështie,
Pive uj gurrave, në burimet e maleve të ashpra,
Duke soditur bukurit, mbështjell me perla mrekullie !
Në cilin djep u përkunde lashtësive, moj e ‘fandaksur’..
Homeri të gjeti, kur bota fliste vetëm Ilirishten,
Thonë që të këndoj Hakili me harpën e Odises,
Penelopa, njëzet vjet të ruajti, bashk me Pellazgjishten !
Erërave të epokave fluturove qiejve të truallit tënd,
Kur tre kontinente flisnin gjuhën e nënës Pellazgiote,
U përhape si melhem i shpirtit, në të madhin vend,
E vetme, duke udhëtuar shekujve, lavdia jote !
Nga zbrite moj kënga Labe si oshëtim krenarie,
Përkundur mbi valë deti, fjetur mbi ashtën tonë,
Aty do të mbetesh, përkundur me shpirt Labërie,
Pa u zhdukur kurr, mbetur e shënjt, si medaljon !
Nga zbrite moj kënga Labe, me ylber mbuluar,
Nën mantelin tënd shkruajm lavdin e çdo guri,
Mbështjell mban heronjt e truallit të përvëluar..,
Duke rendur bashkë me ty, në gjurmët e një flamuri !
Tomi Buzi.
18.06.2021.