Të lumtur jemi – Moza Reçi Shehi
Të lumtur jemi.
Hej o shqiptarë, sa të mjerë mbetëm!
Në dhe të huaj kockat po ju treten,
Të panjohur ju shohin atje në varreza,
Me vello në fytyrë e me syze të zeza,
Hej o shqiptar, që nuk zure kur mend,
Si nuk na u dhims kur shitën këtë vend!
Mllefin që ke brenda, e ndan dhe me miq,
Pas disa ditësh, ke haruar, sikur s’ndodhi gjë hiç!,
Më këmbë të shkelin, e nuk të pyet kush për mend,
Të është mësuar kurizi, tani nuk të dhemb,
Edhe të ngrënë e të pirë, janë krejt pa hile
Ha nga pak, e fryhesh e vë dhjetra kile,
Ilaçet në barnatore, nuk ke çfar u thua!
Jan cilësi e zgjedhur, kur jo s’jan skaduar,
Tani së fundmi, na mbriti dhe vaksina,
Erdhi për shpëtim, nga Amerika dhe Kina,
Të siguruar jemi nuk kemi çfarë themi!
Me parti të forta e shtet të çelikt e kemi,
Jemi të mësuar që në luftë, kemi përvojë,
Po të dojë armiku, le të vijë ta provojë!
Moza Reçi Shehi
Datë, 20/06/2021