August 4, 2024

Në derë të stanit kur dola! – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në derë të stanit kur dola !

Në derë të stanit kur dola
Ç’më zunë sytë një mrekulli
Sorkadhja ,faqet si molla
Po kalonte për karshi

Seç më ra vedra nga dora
Vallë mos më bëri magji
Për vendi ç’u rrutullova
Sikur më vrau njeri

Mora dyfekun e dola
Desha të të zë pusi
Tërë ditën malin e brodha
Gjurmëve nga shkoje ti

Shkoje në hone e gurë
Ku s’kish shkelur më njeri
Ç’mu këpunë të shkretët gjunjë
Fluturoje si veri

Ti ndoqa gjurmët në pyje
Në lëndina e livadhe
Më zuri nata me yje
Ishe xhind apo sorkadhe

Te burimi zë pusinë
Aty ku mblidhen sorkadhe
Thashë mos vije dhe tinë
Të shuaje etjen e madhe

Ç’u shtriva ashtu në brinjë
Si argjend ndriçonte hëna
Ç’më kish zënë gjumi të zinë
Ëndërr,,më erdhe në ëndërra

Pusia që kisha ngritur
I ziu ,rashë brenda vetë
Hapa sytë kur zbardhi dita
Ti më ruaje me dyfek

Tu luta të bënim paqe
Se u ndjeva në siklet
Qeshe fort,sa u kënaqe
Më shpure në shtatë qiejt !!

Vlorë 15/06/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com