Nëpër shtigjet që ngjallin kujtimin – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Nëpër shtigjet që ngjallin kujtimin
Nëpër zjarr e flakë u zgjova
vetullapërcëlluar buzëshkrumb
drita vezulloi ne sytë e nënës
dashuri sikur dritë e hënës
nëpër tymin e zi të kujtimit
ndërrova hapat me caca-caca
një zë burri të pjekur më tha
hajde hajde djali im te baca
dikur pashë fushat e mia te paqta
Drinin e Bardhë që më çon të fala
lehtë ore aspak aspak nuk e pata
pëpara kisha shtigje fort të gjata
eca bregut të Drinit në ditët e bardha
shkumbonte Drini derdhej Lumbardha
shkoja shpesh te ajo Lëndinë e Gjata
aty ku pushonte moti im gjysh Hamza
22 qershor 2016,Prizren
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com