Piskamë pylli – Kasam Shaqirvela
Poezi nga: Kasam SHAQIRVELA
Piskamë pylli
Qëkur sopata e huaj
na e preu tinëzisht
Lisin tonë të Madh
pyjet na u rralluan
edhe arë e livadh
na u shkretuan
lulet dhe bari
na u thanë, a
foshnja…,
jetim me prindër,
akoma po qanë
në krahët e fatit
se djepin ia vodhën
bijtë e lugatit…!
Kreshtave të maleve
buçet kushtrimi
jehona përplaset
ashpër në qiell
por dylli veshët
ç’ia paska zënë
edhe Atit Diell…!?
Po e pres me shpresë
të kthehet Odiseu
të më tregojë hapur
përvojën e tij
si hiqet dylli…
nga veshët e shurdhuar
që nuk e ndijnë
se u pisket pylli…
nga prerjet makabre
t’xhelatve të tërbuar,
a pismkama i dëgjohet
deri në qiell…
oh bre, sa i dhemb dhe
Atit Diell..!