Pritmë, pritmë se po vi! – Albina Ceka
Pritmë, pritmë se po vi!
Shumë e prita un kët ditë,
Shqipëri naj thave sytë.
Qielli sot bëka shum dritë,
pritmë,se tek ti jam nisë.!
Pritmë,pritmë po fluturoj,
do ta prek qiellin me dorë.!
Pritmë,pritmë atdhe,po vi,
Hapi krahët si nëna për bijë!
Pritmë o motra Shqiptare
e ju artiste Kosovare!
Pritmë toka ime mëmë!
Pritmë se më dogji mallë!
Pritmë me këngë e valle,
pritmë “Jehona Shqiptare”!
Pritmë motra kosavare,
të tundim malet me valle.
Pritmë,pritmë me bujari,
siç e ke traditë Shqipëri.
Pritmë me këng me çifteli.
Pritmë motër se po vi !
Prit Diasporen nan Shqipëri,
jan nisë yjet e po vijnë.
Do ta djegim atë shami,
si dhëndri në dasmen e tijë.
Albina Ceka autore Albania
17/06/2021