August 9, 2024

Tropja ime krenare mbretëron – Xhemi Nokshiqi Muzai

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Tropja ime krenare mbretëron

Kur kreshtat shekullore përulen e ligjerojnë
E bilbilat këngen më të bukur këndojnë
Thëllezat në degë njëra tjetrën xhelozojnë
Aty Tropoja ime e shtrejt Mbretëron

Kur ne ujin e Valbonës kristalët rrjedhojnë
Bredhat shtat lartë majave gjelbërojnë
Shtojzavallet e bukura , si nuse nusërojnë
Aty Tropja ime krenare Mbretëron

Kur sorkadhet luginave hidhen e vrapojnë
Aroma e luleve zemrat kundërmojnë
Bjeshkët me ëngjuj gjallërojnë e gufojnë
Aty Tropja e ime krenare Mbretëron

Edhe kur tufanet e rrebeshet drithëruan
Dhe truallin tënd hyjnore e pushtuam
Djemtë e çikat tua sakat u përgjymsuan
Trimat e tu luftëtarë kurr nuk u shterruan

Luftuan si luane në flakë , plumba e gëzhoja
Vajzat si Shota e djemt si Mic Sokola
Sot prehen në pjedistale dritërojnë ndër kohera
Gatuar me brumin e magjes tënde nënë Tropoja

Penë as pushke kurr s’i le pasdore
Fisnikëria dhe besa aty gjendet prore
E trashëguar është gjithmone në këto troje
O fiset e mia Dardane larë me ujë debore

Je zemra e malësis së lashtë me dituri e kultur
Shpërthen si shigjet e nuk ndalon kurr
Tropja ime e kuqe si gjaku në flamure
Me pen e pushke krenare për atë tru’ll

Ne shipojnat tua gjithmone për ty jemi malluar
Kokën mbajmë pas dhe syt tek ti drejtuar
Ne gji të ruajme diamant dhe pse jem të imigruar
Të thithim nga aroma jote ,shpirtin për t’a lehtësuar

Mushkri djegur e përveluar nga kurbeti i mallkuar
E sa hapim syt në mëngjes mëndja tek ti ka fluturuar
Të gëzojm me ty të qeshur në valle mergimtare
Në rrënjet e tua të ushqehem, shqipinja Shqipetare

Aty ku vallja dardane ndizet e ushton
Në mes bukurish alpine ti.vezullon
Fytyra me rreze dielli shkëlqen të ndriçon
E përjetshme Tropoja ime krenare , Mbretëron

Xhemi Nokshiqi muzai
Usa
E drejta e rezervuar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com