Ikin vitet – Qatip Celaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ikin vitet
Ikin vitet rrokullisen
Plakem unë e plakesh ti
I kujtojmë me dëshirë
Vitet kur ishim të ri
Ishim të ri se kuptonim
Sa e shkurtër është jeta
Ne me flokë të zeza qemë
Po të bardha i bë jeta
Eh sa shpejtë kaluan vitet
Nuk i numuronim fare
Ca nga brezi vjetër ikin
Na binin të tjera halle
Fëmijtë përdita rriten
Dhe bëhen në moshë të madhe
Dhe vjen ora e martohen
Largohen nga shtëpia fare
Zënë një fole të re
Bëjnë të tyren familje
Ne si prindër me ndërgjegje
E ndjejmë, kemi detyrime
Vitet ikin rrokullisen
Ndryshoj unë e ndryshon ti
Po një gjë nuk ka ndryshuar
Dashuria te të dy
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com