August 10, 2024

Kreshtave të maleve – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi nga: Kasam SHAQIRVELA
*
Kreshtave të maleve

A po e dëgjon ushtimën
e kushtrimeve të lirisë,
që buçet fuqishëm
kreshtave të maleve,
hiç pa u ndalur
deri më tani,…
që nga koha e lashtësisë
qëkur erdhi nuse…
tek Ati Pellazg
Nëna Pellazgjeshë..!


Lotët e Rozafës nuse
akoma nuk janë tharë
e foshnja i kërkon sisë
që nga agu i ditës,…dhe
rri vetëm duke qarë
derisa nata të ngrysë,
e ne flemë në jermi
natës së zezë pisë…
që nga Lufta e Trojës
qyshkur pati nisur
e keqja për Dardanët
fshehtas dhe me intriga
prej kur filli i lëmshit
nisi me të bema e gjëma
dhe nuk mbaroi kurrë
shekujve nëpër histori
nga kuajt e Trojës
që mes neve pinë gji
dhe të korrat
e Trojeve tona
i fshijnë me fshamë
edhe hanë tagji
ore, në tonën lëmë
e duke na e ngulur
neve pas shpine
të mprehtën kamë
si të kenë qenë bre,…
të lindur prej shkine!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com