Më prit moj nënë ! – Tomor Buzi
Vargje të ilustruara me motive të gjuhës popullore.
Më prit moj nënë !
Më prit moj nënë me derën hapur,
Më prit atý, ku qanë e loton pragu,
Po vij lënduar, si qyqe, pa vajzëri,
Si grua e mallkuar, që s’pati rini !
Më prit moj nënë, tek streha e vjetër,
Aty, ku lotët e mi derdheshin në prehër,
Më prit aty ku zogjtë mblidhnin thërime,
Aty, ku era shuante zjarrin, në thëllime !
Më prit nën prangun e thëngjinjëve,
Aty, ku më fusje petale mes gjinjëve,
Mbaji- më thoshe nën zë me ngadalë,
Të mos thahet gjiri, në djepin me djal !
Më prit moj nën si më prisje gjithmonë,
Kur vija me shkarpa bregut të lumit tonë,
Më prit si klloçka që pret zogjt e sajë,
Më prit të flem pran hirit, si në saraj !
E në mos past ujë pusi i tharë nga zhegu,
Më prit aty nën hijen e rëndë të shelgut ,
Po vijë moj nënë si një zog i plagosur..,
Mbytur nga dhimbjet, e shpirt sakatosur !
Po vij moj nënë si plis i thar mbi tokë,,
Me shpirt të gjymtuar në të zymtën botë,
Po vijë me gjirin bosh, kulloshtër tharë..
Me shpirtë të shuar, pa drit, pa zjarrë !
Po vijë si vashat Suliote, nga greminat..,
Mbyllur në sargofagë të një bote tjetër,
Po vijë moj nënë, a si dëgjon gulçimat..,
Po vijë të përqafohemi me mallin e vjetër!
Po vijë pa petalet e tua, plot arom gjiri,
Mbetur udhëve të botës, shkrirë si qiriri,
Mbështjellë në shpirt me të vetmin betim:
Edhe të vdekur, do më çoni në pragun tim!
Po vijë, po vijë moj nënë shpirt-vrarë,
Po vijë aty, ku derdha lotët mbi prag,
Aty, ku rashë, dhe u ngrita përsëri,
Ku e qeshura, kumbonte pa djallëzi !
Më prit moj nënë, siç më prisje përherë,
Aty ku petalet e gjirit mi fusje nën derë,
Po vijë e sakatosur, me shpirtin copëtuar,
Po vijë të puth pragun, me ‘sarkofag’ mbuluar !
Tomi Buzi.
25.06.2021.
Elegji për vajzat, nënat, gratë, që ikën për një jetë më të mirë, dhe su kthyen dot më në pragun e tyre !