Për një botë të re – Rrahim Billa
Për një botë të re
Gjithmonë kam shpresuar
Për një botë më të mirë
Ku njerëzit
Si zogjtë në qiell
Të jenë të lirë
Por bota kryeneqe
Lëviz tepër ngadalë
E për ta ndryshuar
Duhet punë… Jo vetëm fjalë
Për një botë më të mirë
Kam luftuar
Lufto dhe ti
I vetëm…
Askush se ndryshon dot
Kurrësesi
E botën se ndryshon
Kur vetë ti
Nuk ke ndryshuar
Në luftë të ashpër
Me vetveten duke luftuar
Padrejtësi të mëdha
Që si mban qiell as tokë
Ndodhin çdo ditë
Ne , si të verbër
Bëjmë sikur s’i shohim
I mbyllim sytë
Por bota
Është shtëpia ku kemi lindur
E ku jetojmë
Pse e bëjmë ferr?!…
E jo kopësht
Ku trëndafilat…të lulëzojnë!…
Për një botë të re
Plot dritë
Pa luftëra e padrejtësi
Të jemi bashkë të gjithë
Nëpër llogore…
Si një ushtri
Që luftën e vazhdon
Deri në fund
E nuk dorëzohet
Padrejtësi e çdo shëmti
T’i shkulim nga rrënjët
Prej tyre bota të pastrohet
Nga njerëzit guximtarë
S’ka asnjë sfidë
Që nuk arrihet
Shëmtia lëshon rrënjë?!…
Ne sehirxhi?!….
Faj që nuk shlyhet
Kur jemi bashkë
dhe këtë sfidë
E kemi të fituar
Ndryshimi vjen
Një botë e re
Pranverë e lulëzuar
3 / 2 / 2021
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)