Përqafimi – Ylli Pollogati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Përqafimi
Palmën përqafoj!
Ndihet e turpëruar!
Ç’ka që ndihet e turpëruar?!
Hije e saj mbanë peng përqafimin tonë…
Valëzimi i aromës lëkund vitet e mia me të rinisë
Cop e çik ëndrrat bënë…
Aty, tek palma
Nisi një jetë hije…
Buzëve vertitem
Qerpikëve folen ngre
Ta shoh ditës e ta shoh gjumit
Pa zë zbres, aromën rrëmbej
T’a kem e t’i jem pranë
Dita ditës mos i ngjaftë…
Sy pafjetura kjo, natë!
Natë shtegëtari..rrugë e gjatë
Lodhje kundërmonë, Kundërmonë mallë…
Kopjo dritash vezullojnë, këtu ku jamë
Pranverës së prishur temena i bëjnë…
Buzët e thara, lëkurën lëpijnë…!
YP@Qershor 2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com