August 7, 2024

Porti Afërdita(Porto Venere) – Fatmir Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Porti Afërdita
(Porto Venere)

Prisja të dilte Afërdita,
e dolën njëqind edhe njëmijë
Loza me shkëmb edhe stërkalë,
edhe u ktheva prapë fëmijë
Edhe u fsheha nga gjithçka,
ndërkohë që det lëshonte shkumë
Edhe pulbardhat humbnin pëndë,
e shkonin dallgësh flinin gjumë.

E kaltërsisht ca gurë u vunë,
në radhë e ngritën lart tek retë
Flamur të bukurisë së heshtur
që lakuriq mbeti përjetë
Aty në gji të Afërditës,
ku gjuhë njeriu flet një mit
Nga kohë që kush nuk e mban mënd,
rishtaz zë flas me perënditë.

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com