August 4, 2024

Tregonte një shok ! – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Tregonte një shok !!!

Vite më parë
si unë një fshatar ,jo shumë moshatar
për jetën tregonte,dhe më mësonte

Për politikë ishte fanatik
në mitingje shkonte
shante e bërtiste
Saqë kur kthehej,pikë zëri s’kishte
po të qe për punë
se vriste shumë

Unë thosh-përtoj,arën ta shikoj
le më pastaj,të shkoj ta punoj
ta bëj ugar edhe ti hedh farë

Kujdes dhe ti, se je i ri e axhami
mos e mer përpjekur
Se më je tretur
puno me karar,jo si tamahqar
ara aty është, kush e ka punuar
dhe e ka mbaruar
Kur shkon e punon,të thotë marshalla
dalëngadalë të ha

Po dëgjoja unë
naaa,koka mushkë
gjumë natën s’flija
kalli e lëpushkë,veja i trazoja
në një vend si lija
Xhajën se dëgjova ,e rehat nuk rrija
Më vonë e kuptova
Kur e pësova, e u shtrembrova
Po tani kam nxënë ,tek -tuk,rrallë
ndonjëherë në hënë

Vlorë 20/06/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com