August 7, 2024

Legjenda per miro terbaçen -Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Legjenda per miro terbaçen

Rrëzë një mali, në lëndinë
Atje ku rrjedh, një lumë ngadalë
Zhuzhërin mbi degë të lisit

Me “zhu -zhu”, qan një gjinkallë.

Larg, shumë larg, si nëpër hije
Drejt fshatit, ësht’nis një shpurë
Heshtje e tyre, heshtje zie

Por si varret, me dy me gurë

Të ropatur, djersë thartuar
Përtej fushës, së Tërbaçit
Ca asqerë, ecin munduar

Nëpër kohë, të”Tanzimatit”

Kaq të lodhur , gojën tharë
Sytë e tyre, gjak të ndezur
Mali Çikës, kurrë s’kish parë

Ndaj e mbajti, frymën pezull .

Ecën shpura, drejt një shkëmbi
Ku takon, të vetmin djalë
Thonë at çast, u drodh dhe vëndi

Thonë u thanë, bimët në arë..

I drejtohet rëndë caushi :
Si të quajnë, ty mor djalë ?
Juve mëndjen, kush jua u mbushi

Të mos jepni, për Pashanë ?

A e di ti.. se dhe Dovleti
Që drejton, aq mirë kazanë
Kërkon taksa, nga mileti

Ashtu, si kërkon ushtarë ?!!

Skëndo djali, Skëndo Strati
Ja kthen caushit të parë :
– As ne, Vranishti, as Brati

S’kemi taksa për Pashanë

Ja shikoje at’ parmëndë
Ka ngelë “tek” , e me një ka’
Kur s’ka bereqet në lëmë

E ç’mund të t’jap, një fukara?…

Unë ju them, mos bëni këmbë
Mos e merrni, të përpjetën!
Fshati mba, shpirtin me dhëmbë

Ata “bëjnë pazar” me jetën…

Kaq u desh, për turkoshakët
Morën armët, drejt në shënjë
U skuqën me gjak, zambakët

Nga një plumb, nga një e shtënë.

Fluturuan, zogjtë nga pema
Tundën degët, krejt papritur
E nxinë qiellin , tromaksur

Aq…. sa dielli dukej fikur .

Krism’ e armës ulërimë
Mori rrugën, nëpër shpate
Ç’pati që tundi shtëpinë
Folenë e Miros-tërbaçe ?
Tre ditë ndenji, për vëllanë
Përmbi kokë, krejt rri ngurosur
Ndenji aq, sa i doli shpirti

Qan vëllanë, si e marrosur !

Motra Miro, motra labe
Bashkë me ty, qau dhe mali
Motra Miro, tërbaçotja

Shamizeza, vënë te balli

Ti, se njohe Doruntinën
S’dije, ç’bëri për vëllanë
Veç në sytë e tij lexove

Një hakmarrje për Pashanë

Preve flokët, si një djalë
Koburen, ngjeshe për brezi
Troku i kalit shkrep stërrallë

Breg-lumin, të gjithë e ndezi

Drejt Beratit, nise rrugën
Vrapi kalit gjithë tërbim
Një “djalosh “,bashk me furtunën

kalërojnë pa pushim

Hapni derën!- flet nga larg
Për Pashanë e kam fermanin
Duhet, që ta marrë në dorë

Ka të bëjë, për gjithë vatanin !

Hapen portat, me kërcitje
Brenda hyn “kalorërsi djalë”
Një nga dhjetëshja për pashain

I’a drejton atij… në ballë !

Kjo është taksë e fukarasë
Ndaj Pasha… ti e ke hak
Ishte borxh, nga labëria
Ta marrë, vesh dhe “Portë e Lartë” !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com