Elegji për njerzit e ‘vegjël’..! – Tomor Buzi
Elegji për njerzit e ‘vegjël’..!
Se di pse mu kujtuan sonte njerzit e ‘vegjël’ !
Ata që na ngatërohen gjithmon nëpër këmbë,
Se di nëse vet jeta, ‘kallëpet” për ta i derdhi..,
Për të ecur gjithmon, me kapistër ndër dhëmb !
Dhe veç një çast ju heq kapistrën, e i lë të lirë,
Ata derdhen turravrapë, drejt lakmis si djalli ,
Harrojnë se përpara janë humanoidët shpirtmirë,
Që ecin duke shkelur mbi pasthirmat e tyre, të ‘mallit’ !
Duan të riten duke shtruar rugën e tyre me ‘detaje’,
Të ‘mbledhura’ brënda një shpirti pa hapësirë,
Duke u ‘veshur’ me shkëlqimin e rrem, si në saraje,
Me lojëra idiotësh, e sjellje hedoniste,të pështirë !
Duan të ngjiten nga llumi ku jeta i ka zhytur,
Shpirtvegjël, ku veç për djallin mund të ket vendë,
Mbi dyshek ‘detajesh’, qëndrojnë pa u mbytur..,
Duke pritur të strukur, ngadhënjimin e ‘argjendë’ !
Por a mund të mbytet ‘gjigandi’ zemër mirë ,
Ai gjithmon shehë lartë duke shkelur mbi gurë,
Njeriu i vogël do mbetet aty, nën shurrën e pështirë,
Duke kthyer gjuhën e gjatë, në njëqindë flamurë !
Se di pse mu kujtuan sonte njerzit e ‘vegjël’ !
Ata që na ngatërohen gjithmon nëpër këmbë,
Ndoshta vet jeta, ‘kallëpet” për ta i derdhi..,
Që të ecin gjithmon, me kapistër ndër dhëmb !
Dhe kështu do të ecin, duke ulërirë mbi poshtërsi,
Sepse janë të vegjël, dhe nuk i ‘shehë’ dot njeri ,
Ndoshta jeta i solli si ‘garnitur’ për tu shitur..,
Rugëve, ku gjigandët se ndalin hapin për tu ngjitur !
Tomi Buzi.
28.06.2021.