JETES – i kemi borxh ! – Luan Kalana
JETES – i kemi borxh !
-Nuk ikam borxh Njeriu, në dynja,
jetës tonë me shpirt borxh i jam!
Më kanë e nuk i kam, zoti t’na i dijë,
atij me zemer ja kam falë.
-Na kanë borxh Piramidat, pushtetarët,
na vodhën gjakun, djersën ashiqare,
na lane trokë, me gisht në gojë,
prandaj i thirrën fatit, rrugeve të Botës.
-Borxh i kam jetës tonë , një “thesar” :
-Qumështit të gjirit të Nënave,
që i lamë vetëm, kërcure në vatër.
-Baballarët që treten në vare,
që luftuan per liri dhe për vatanë.
-Grave, që u rropitën tërë kohën,
që rriten si lule fëmijet tanë.
-Fëmijve të urte, engjejt të rallë,
fjalën dysh s’ja bëne prindërve tanë,
&-Motrave dhe vellezerve, binjakëve tanë,
që ndamë kafshatën, jetes t’i bënim ballë.
-Nxënësve, studenteve të mij te mbarë,
jo për falin tim, që mbeten në klasë,
të pakten ne i mesuam shkrim e këndim,
jo analfabetë, emrin e tyre të shkruajnë.
-Mjekësisë e shtetit amarikan,
që na dhuruan gjak na ringjallën.
-Atdheut i kam borxh, se u larguam,
e lamë me kokë më një anë,
kur”sharlatanet “e bënë gërmadhë.
-Borxhe i kam shokëve dhe miqve,
që na falen dashuri dhe respkt pa anë.
Keshtu qënka shkruar, sa s’është vonë,
me penen time te derdh fjalë zemre,
të qendis me arne, vëllazerine shqiptare,
të shlyej borxhet, në moshën e bardhe.
& Shkronjesi Modest