Mbolla një mërgimtar – Moza Reçi Shehi
Mbolla një mërgimtar
Mbolla në qiellin blu një mërgimtar,
Atje për çudi, çeli lule margaritar,
Jo jo, rrënjët s’ja shkula dotë!
Mëngjeseve i vadiste me dy pika lotë.
E mbolla mërgimtarin nëpër Europë,
E ujita çdo ditë me pikat vesese,
Për çudi nuk zuri rrënjë e ngeli rebel,
Degët ju thyen në qimbra mëngjese.
Një mërgimtar e mbolla në zemër të perendimit,
Mes dritave verbuese e rrugëve të qëndisura,
Veshur nga koka te këmbët me ar,
Mallë kish të ecë atje, ku u rrit me këpucë të grisura,
E mbolla mërgimtarin në gotën e verës,
Mes luksit e dritave vezulluese ish lokali,
Mall kish për shtambën që e ngrinte tek pragu i derës,
U derdh e u mbush ajo gotë me lotë mërgimtari.
Me letra të vulosura mërgimtarin e mbolla,
Atë jetë mes të huajsh i mjeri se donte,
U bë i pushtetshëm e me shumë të holla,
Për gurë e dru malli tej për tej shpirtin ja shponte.
Moza Reçi Shehi
Datë, 24/07/2021