August 3, 2024

Meteor drite – Xhemi Nokshiqi Muzai

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Meteor drite

Pas një psherëtime me plagën si thikë
Rënde më rrëmbyen rrokullimat në shpirtë
U trazua zemra siç trazon valët një detë
Dhimbja për babin tim kurr ska për tu tretë

Litarët e zemrës u mbështollën me deshpërim
Stuhia më shpuri gerxhëve e detrave me ulurimë
shpirti yt la pas trupin fluturove lart në atmosferë
Zemra më kulloj gjakë si një lis me degë prerë

Si loton shiu loti i verber në sy ska të ndalë
Behet ujvara alpesh e vershon anëmbanë
Në gjakun tim *Mbetësh hero i gjallë
Me vjen me yjet e natës shpirti yt qelibarê

Lehtë nga qielli hëna fshihet e ti do dalësh pêrseri
Me anije do lundrosh qiellit ,me yjet në kaltërsi
Ishe meteore drite i till do të ngelësh ti gjithmonë
E Shpirti rreze dielli përherë do të lëshojë

Porosi të dergova të më vish në të miat ëndërra
Të më perqafosh me mall me fjalët e tua të ëmbla
Do ti gdhëndim kujtimet tua me malle e dashuri
prehu në rreze hënzash i lirë në qetësi

@xhemi Nokshiqi muzai
18 July USA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com